Milan me president të ri, largohet Fassone

Futboll

Milan me president të ri, largohet Fassone

Më: 21 korrik 2018 Në ora: 16:12
Fassone

Menjëherë pas fitimit të të drejtës për të marrë pjesë në garat evropiane, vendim i marrë nga Gjykata e Arbitrazhit Sportiv të Lozanës, Milani ka zhvilluar mbledhjen e aksionerëve paraditen e së shtunës.

Paolo Scaroni do të jetë presidenti i ri, një biznesmen italian, drejtuesi kompanive energjetike italiane ENEL dhe ENI.

Ai do të jetë presidenti i 27-të i Milanit dhe do të jetë përfaqësuesi i aksionerëve amerikan të kuqezinjve, kompanisë së vëllezërve Eliot.

Drejtuesit e ri do të kenë një afat deri më 30 qershor në vitin 2020.

Kjo mbledhje e parë ka shkarkuar edhe drejtorin e epokës kineze, Marko Fassone. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat