Deschamps i sigurtë: Një francez e fiton “Topin e Artë”

Futboll

Deschamps i sigurtë: Një francez e fiton “Topin e Artë”

Më: 21 korrik 2018 Në ora: 15:12
Trajneri i Francës, Didier Deschamps

Trajneri i Francës, Didier Deschamps, është i bindur se një lojtar francez do të jetë fituesi i ardhshëm i “Topit të Artë”, pasi të tijtë fituan Kupën e Botës duke mundur në finale Kroacinë (4-2), të dielën e kaluar në Moskë.

“Unë shpresoj se një francez do ta fitojë “Topin e Artë”, – tha Deschamps në një intervistë me gazetën “L’Equipe”. Trajneri kampion bote nuk ka saktësuar nëse Antoine Griezmann apo Mbappe duhet të jetë fituesi i këtij trofeu prestigjioz individual, që në dekadën e fundit ka qenë pronë e dyshes Messi dhe Ronaldo, por pranoi se sulmuesi i Atletico Madrid e meriton, edhe pse “nuk është i vetëm”.

Përveç kësaj, trajneri francez tha se Franca ishte “më e mirë se kombëtaret e tjera” dhe theksoi angazhimin e tij ndaj Lucas Hernandez dhe Benjamin Pavard për mbrojtjen. “Lucas është në rrugën e duhur, ashtu si shokët e tjerë të kombëtares. Ai luan sikur të ishte 30 vjeç”, – shtoi mbi pjekurinë e mbrojtësit të Atletico Madrid.

Ndër pyetjet e tjera, Deschamps tha se do të qëndrojë gjatë me imazhin e Hugo Lloris, kur ngriti Kupën e Botës: “Ky ishte finalizimi i ëndërruar i përkushtimit maksimal në këtë Botëror, u shpërblye puna e të gjithë grupit. Kthimi me trofe në Francë ishte fantastik. Kemi gjetur festime të shkëlqyera, me momente shumë emocionale”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat