Njihuni me presidentin e ri të Milanit, Paolo Scaroni

Futboll

Njihuni me presidentin e ri të Milanit, Paolo Scaroni

Më: 21 korrik 2018 Në ora: 11:17
Paolo Scaroni

Milani i “Elliott” do të fillojë përsëri me një president të ri: Paolo Scaroni.

Ish-anëtari i Bordit të Drejtorëve, ish-drejtori i ENEL është njeriu i thirrur për të udhëhequr klubin kuqezi pas lamtumirës së Yonghong Li.

Paolo Scaroni ka lindur në Vicenza, në vitin 1946. Si djali i një industrialisti lokal, ai u diplomua në ekonomi, në Universitetin Bocconi, para se të startojë karrierën e tij akademike me një Master nga Universiteti Columbia.

Scaroni e filloi karrierën e tij profesionale në firmën e konsulencës së biznesit “McKinsey”. Në vitin 1973 punoi për grupin “Saint-Gobain” ku, më 1978 mori rolin e presidentit të filialit në Paris.

Nga 1985 deri në 1996, ai mbajti postin e zëvendëskryetarit dhe drejtorit ekzekutiv të “Techint”.

Që nga viti 2014, ai është nënkryetar i bankës së biznesit “Rothschild”.

Aktualisht mban poste në disa kompani dhe fondacione, në Itali, Angli dhe SHBA..

Në vitin 1997, duke pasuar Virgilio Marzot, Paolo Scaroni u bë president i Vicenza dhe e mbajti këtë post deri në vitin 1999. 

Viti i parë ishte shumë i kënaqshëm, me ekipin e Guidolin, që pas fitores së Kupës së Italisë, mbërriti në gjysmëfinale të “Coppa delle Coppe”, ku u eliminua nga Chelsea, pas dy garave të vështira. 

Në kampionat, në vend të kësaj, vjen një shpëtim i qetë (vendi i 14-të). Skuadra nga Veneto më në fund humbi 3-0 ndaj Juventusit në Superkupën Italiane.Është shumë i hidhur sezoni 1998-1999, kur ekipi, i udhëhequr nga Franco Colomba në stol, pastaj nga Edy Reja, ra në Seria B, duke përfunduar i dyti nga fundi në kampionat.

Tani, Scaroni është nominuar për president të Milanit nga “Elliott”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat