Tashmë si trajner i Chelsea-s, Sarri është në kërkim të disa përforcimeve për blutë e Londrës.
Sarri është duke kërkuar treshën e lojtarëve të kampionit Italian, Juventusit dhe si duket ka gati rreth 200 milionë euro, për ti rrëmbyer shërbimet e tyre.
Bëhet fjale për mbrojtësin Rugani, mesfushorin Pjanic dhe sulmuesin argjentinas Gonzalo Higuain.
Edhe pse ky duket një operacion shumë i vështirë, Sarri ende mban shpresa se një gjë e tillë do të ndodhë.
Pasi që Juventusit i kushtoi shumë transferimi i aktualisht, lojtarit më të mirë në botë Cristiano Ronaldo do të jetë e vështirë të refuzojë një shumë të tillë, por se a do të jetë e gatshme zonja e vjetër të lirohet nga shërbimet e të tre lojtarëve mbetet të shihet.