Benzema del në skenë për Milanin

Futboll

Benzema del në skenë për Milanin

Më: 21 korrik 2018 Në ora: 08:47
Karim Benzema

Pas Ronaldos duket se një tjetër lojtar është drejt largimit nga Reali i Madridit dhe ai është Karim Benzema, i cili prej vitesh mban peshën e sulmit te madrilenët.

Nëse me Napolin gjithçka u mbyll një ditë më parë mes replikave të Presidentit të Napolit dhe lojtarit, tashmë në skenë për francezin ka dalë pikërisht Milani, i cili fitoi të drejtën e pjesëmarrjes në Europa League.

“Sky Sport” në Itali shkruan se përfaqësuesi i lojtarit pritet të ketë një takim gjatë javës me drejtuesit e Milanit për një transferim të mundshëm, megjithëse paga e lojtarit mbetet një problem, pasi Benzema kërkon 8 milionë euro në sezon plus bonuset.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat