Everton afër finalizmit të një tjetër blerje

Futboll

Everton afër finalizmit të një tjetër blerje

Më: 21 korrik 2018 Në ora: 07:49
Richarlison

Everton është afër finalizimit të blerjes së Richarlison nga Watford për rreth 55 milionë euro, raportojnë mediat britanike.

Raportet mes dy klubeve nuk janë të mira, qëkur skuadra nga Goodison Park u mundua ta angazhojë Marco Silva, ani pse ai akoma kishte kontratë me skuadrën nga Vicarage Road.

Megjithatë, Silva, që tani është në kampin tjetër, e pëlqen shumë lojën e brazilianit 21-vjeçar dhe pritet që oferta të mos refuzohet.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat