Gatusso tregon të ardhmen e Bonuccit

Futboll

Gatusso tregon të ardhmen e Bonuccit

Më: 20 korrik 2018 Në ora: 22:19
Leonardo Bonucci

Genaro Gattuso ka zbuluar të ardhmen e kapitenit të Milanit, Leonardo Bonucci.

Bonucci së fundi ka qenë i lidhur me një kalim te PSG në Francë.

Por, Gattuso sot ka qetësuar tifozët e Milanit, duke konfirmuar se kapiteni i tyre do të mbetet në milanello.

“Bonucci është një njeri i madh dhe dëshiron të fitojë gjithmonë, ashtu si edhe Milani”, ka deklaruar trajneri i Milanit.

“Bëhet fjalë për një futbollist të rëndësishëm, për më tepër kapiten të skuadrës dhe shoqëria dëshiron ta mbajë me çdo kusht, por ndonjë herë duhen respektuar edhe vendimet personale të lojtarëve”, ka shtuar ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat