Arifaj: Me Dukagjinin synojmë Superligën!

Futboll

Arifaj: Me Dukagjinin synojmë Superligën!

Nga: Kemajl Goca Më: 20 korrik 2018 Në ora: 19:31
Arifaj: Me Dukagjinin synojmë Superligën!

Dukagjini i Klinës ka synimet të mëdha për edicionin e ri. Sulmuesi Granit Arifaj është shprehur se Dukagjini i ka të gjitha parakushtet që të luftojë për kreun e tabelës dhe sipas tij, e kanë vendin në elitën e futbollit të Kosovës. Ka më shumë se një javë që Dukagjini ka nisur përgatitjet, me ambicie që të përgatiten sa më mirë për betejat kampionale. Arifaj që ka ardhur nga Feronikeli, tha se është fakt që Liga e Parë është e fortë, kur kihet parasysh se aty garojnë edhe Trepça, Besa, Vëllaznimi, Vushtrria etj.   

“Bota sot”: Si e sheh Dukagjinin në edicionin e ri?

Granit Arifaj: E shoh një Dukagjin të organizuar shumë mirë, një kryesi e trajnerë shumë të mirë, lojtarë shumë cilësorë dhe mbetet me punuar e me arritur synimin që e kemi.

“Bota sot”: Një periudhë në Istog, në Hajvali, Drenicë dhe në Feronikel, por në FC Dukagjini kushtet janë të mira dhe të përafërta me klubet që keni luajtur deri me tash?

Granit Arifaj:  Kushtet janë shumë të mira, të përafërta me ekipet e mesit të Superligës.

“Bota sot”: A mendoni se liga e parë është shumë e fortë kur dihet se janë edhe Trepça, Vëllaznimi, Vushtrria etj.?

Granit Arifaj: Mendoj që kurrë më e fortë nuk ka qenë liga e parë, pasi dihet çfarë ekipesh ka, konkurrenca do të jetë shumë e fortë për ekipet që luftojnë me hyrë në Superligë. Ekipet e ligës së parë po përforcohen shumë dhe do të jetë një sezon shumë i vështirë, por qëllimi ynë është të hyjmë në Superligë dhe besoj shumë se me angazhimin e të gjithëve do të ia arrijmë.

“Bota sot”: Me cilat synime futeni me Dukagjinin?

Granit Arifaj: Synimi ynë i vetmi është të hyjmë direkt në Superligë por të shohim si do të rrjedh kampionati. Ndoshta edhe me barazh mund të arrijmë elitën.

“Bota sot”: Sipas jush, cilat skuadra janë për katër vendet e para?

Granit Arifaj: Në bazë të ekipeve edhe përforcimeve që janë bërë, mendoj që Dukagjini, Besa, Vëllaznimi  e Vushtrria, janë skuadra që i shoh si favoritë për katër vendet e para.

“Bota sot”: Një periudhë të gjatë në elitën e futbollit, a do të jetë vështirë të luash në Ligën e parë?

Granit Arifaj: Është dallim i madh Superliga me ligë të parë, nuk e njoh shumë ligën e parë, nuk besoj që do të jetë e vështirë, ta shohim.

“Bota sot”: Çfarë ju shtyri më shumë që nga Feronikeli të shkoni në FC Dukagjini?

Granit Arifaj: E pash organizimin e ekipit, qëllimin që e kanë për të luftuar për Superligë, edhe disa lojtarë cilësorë që i kanë marrë, kushtet mi plotësuan, edhe e kisha më afër dhe pranova me kënaqësi.

“Bota sot”: Çfarë iu premtoni tifozëve të Dukagjinit?

Granit Arifaj: Ju premtoj angazhim maksimal, ju premtoj gola gjithsesi edhe Superligën, kësmet.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat