Manchester City në bisedime me klubin anglez për shitjen e Bersant Celina

Futboll

Manchester City në bisedime me klubin anglez për shitjen e Bersant Celina

Më: 20 korrik 2018 Në ora: 18:17
Bersant Celina

Mesfushori i Kosovës, Bersant Celina, është duke u kërkuar nga klubi anglez, Swansea City.

Klubi nga Championship, niveli i dytë i futbollit anglez, Swansea City, është duke zhvilluar bisedime me Manchester Cityn për blerjen e kosovarit Bersant Celina.

21-vjeçari Celina ka qenë në huazim në Ispwich Toën sezonin e kaluar, ku i ka shënuar tetë gola në 40 paraqitje. Trajneri i Swansea Cityt, Graham Potter, e ka si qëllim ta rikthejë ekipin e tij në Premierligë dhe Celina i ka shfaqur aftësitë e tij në Championship sezonin e kaluar, transmeton Gazeta Express.

Celina mund t’i kushtojë Swanseat tre deri në katër milionë funta, varësisht nga marrëveshja mes dy klubeve.

Ai ka luajtur vetëm 5 ndeshje për Manchester Cityn deri tani, dhe blerja e Riyad Mahrez e bën edhe më të vështirë për Celinën të gjejë vend në ekipin e kampionit të Premierligës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat