Fjalët e ashpra të Messit ndaj trajnerit të Argjentinës në Kupën e Botës

Futboll

Fjalët e ashpra të Messit ndaj trajnerit të Argjentinës në Kupën e Botës

Më: 20 korrik 2018 Në ora: 17:45
Lionel Messi, dhe bashkëlojtarët e tij në ekipin kombëtar

Kapiteni i Argjentinës, Lionel Messi, dhe bashkëlojtarët e tij në ekipin kombëtar i kishin thënë trajnerit të tyre, Jorge Sampaoli, gjatë Kupës së Botës se nuk i besonin më fare, sipas një libri të ri.

“Mundial es Historias” [Bota është me tregime], një libër i ri i shkruar nga gazetari argjentinas Ariel Senosian, pohon se një fjalosje shpërtheu pas humbjes turpëruese të Argjentinës 3-0 ndaj Kroacisë në fazën grupore.

Pohohet se njëri prej lojtarëve ka thënë: “Nuk të kuptojmë çfarë thua. Nuk të besojmë më. Duam të na dëgjohet zëri”.

Sampaolit i ishte thënë më pas se lojtarët duan t’i shprehin mendimet e tyre për gjithçka që ka të bëjë me ekipin.

Libri i Senosianit pohon se Sampaoli kishte pyetur se çfarë ndikimi duan të kenë lojtarët, duke thënë: “Pra ju do ta bashkoni ekipin, ta udhëhiqni stërvitjen dhe gjithçka tjetër?.

Pas kësaj, kapiteni Messi i kishte thënë atij: “Më keni pyetur dhjetë herë se cilët lojtarë i dua në ekip dhe cilët jo, ama unë kurrë nuk të kam dhënë asnjë emër. Më thuaj, para të gjithëve, kur ta kam dhënë një emër të vetëm?”

Fjalosja duket se ka pasur efekt pozitiv, pasi Argjentina e mposhti kundërshtarin e radhës, Nigerinë, dhe Sampaoli u pa sikur po e pyeste Messin nëse duhej ta fuste në lojë sulmuesin e Manchester Cityt, Kun Agueron.

Sampaoli është shkarkuar nga posti i trajnerit të Argjentinës pas një Botërori zhgënjyes, pasi u eliminuan në 1/8 e finales nga Franca.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat