Tërmet në Ferizaj, mbeten pa stadium!

Futboll

Tërmet në Ferizaj, mbeten pa stadium!

Nga: K. G. Më: 20 korrik 2018 Në ora: 16:34
Tërmet në Ferizaj, mbeten pa stadium!

Ferizaj nuk i ka punët mirë sepse nuk do të ndërtohet stadiumi i ri, kështu të paktën njoftohen në faqen e Komunës së Ferizajt. Në fakt, ky është një tërmet për ferizajasit sepse ka vite që më gëzim presin ndërtimin e një stadiumit të ri.

“MKRS konfirmon përfundimisht mosekzekutimin e Memorandumit të Bashkëpunimit me Komunën e Ferizajt për ndërtimin e Stadiumit të Qytetit. Paraditen e sotme, ekzekutivi komunal ka pranuar një e-mail nga MRKS, gjegjësisht Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi dhe Sekretari Përgjithshëm i MKRS-së, Veton Firzi përmes së cilës konfirmohet mosekzekutimi i Memorandumit të Bashkëpunimit me Komunën e Ferizajt për ndërtimin e Stadiumit të Qytetit. Në këtë letër njoftim dërguar Komunës së Ferizajt, Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, shprehet:

 “Ashtu siç ju kemi njoftuar nëpërmjet e-mailit zyrtar të bashkëngjitur të datës 21.09.2017 lidhur me anulimin e Memorandumit të Bashkëpunimit me Komunën e Ferizajt për ndërtimin e Stadiumit të Qytetit në Ferizaj me numër protokolli 1629/2017 të datës 27/04/2017, ju ri-njoftojmë prapë që Memorandumi nuk mund të ekzekutohet për të vetmen arsye pasi që nuk është buxheti në dispozicion. Për më shumë memorandumi i nënshkruar nuk precizon kodin e projektit në bazë të së cilit do të bëheshin edhe planifikimet buxhetore nëpër vite siç janë përshkruar në nenin 3.1. të nënshkruar” përfundon njoftimi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat