Skandal seksual, është përfshirë një futbollist i njohur i Premier Leagues

Futboll

Skandal seksual, është përfshirë një futbollist i njohur i Premier Leagues

Më: 20 korrik 2018 Në ora: 14:56
Ilustrim

Mediat britanike fundmi kanë publikuar një skandal seksual ku në të është përfshirë një futbollisti njohur i Premier Leagues.
Në raportet e mediave thuhet se futbollisti ka apaguar një shumë të majme për shpëtuar thyerjes së këmbëve, pasi kishte fjetur me gruan e një gangsteri europian.
Po të njëjtat burime thonë se emri i këtij ylli të Premier Ligës nuk dihet, por që sipas burimeve, ai është shumë i njohur dhe ka shumë ndikim në skuadrën që luan.
Futbollistit i është zbuluar skandali pasi një femër e cila mban pseudonimin Iamaëagama në Instagram, iu përgjigj pyetjes se cila ishte “historia më skandaloze që prek një futbollist”.
Ajo u përgjigj: “Hmmmm …. Një futbollist i martuar ka kaluar natën në një hotel evropian të bukur me një zonjë sexy (jo gruan e tij).
“Burri i zonjës sexy qëlloi të ishte një gangster i madh evropian. Futbollisti i ka paguar atij 100,000 funte, që ajo që ka ndodhur të mund të “harrohet” dhe këmbët e tij të mos thyhen”, raporton "Daily Star".

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat