Etrit Berishën e kërkojnë në Francë, Atalanta thotë “jo”

Futboll

Etrit Berishën e kërkojnë në Francë, Atalanta thotë “jo”

Më: 20 korrik 2018 Në ora: 14:26
Etrit Berisha

Portieri i Kombëtares së Shqipërisë është ende shumë i vlefshëm për skuadrën nga Bergamo.

Etrit Berisha ka pasur një tjetër sezon të mrekullueshëm në Serie A me Atalantan që me pritjet e tij ka ndihmuar ekipin të kualifikohet në Ligën e Evropës për të dytin vit rresht.

Duke parë paraqitet tij, skuadra franceze Lille ka bërë një ofertë për blerjen e futbollistit të lindur në Prishtinë.

Mirëpo sipas medieve në Itali, Atalanta e ka refuzuar menjëherë këtë ofertë dhe çmimi i vetëm për të cilin ata do të futen në negociata për shitjen e 29-vjeçarit, do të jetë 7 milionë euro.

Përveç Atalantas, Berisha në Serie A ka luajtur edhe me skuadrën e Lazios.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat