Racizmi në Rusi, klubi detyrohet të anulojë blerjen e lojtarit me ngjyrë

Futboll

Racizmi në Rusi, klubi detyrohet të anulojë blerjen e lojtarit me ngjyrë

Më: 20 korrik 2018 Në ora: 13:38
Ilustrim

Presioni i tifozëve ka detyruar Torpedo Moskën të mos nënshkruajë me një lojtarë me prejardhje nga Kongo.

Ndodh në Rusi, aty ku skuadra Torpedo Moska kishte arritur marrëveshje për blerjen e mbrojtësit 19-vjeçar Erving Botaka, por kërcënimet e tifozëve kanë detyruar drejtuesit e klubit të anulojnë blerjen e futbollistit.

Botaka i lindur në Rusi por me prejardhje nga Kongo, shihej si një lojtar i së ardhmes nga Torpedo. Mirëpo presioni i tifozëve ultras të këtij klubi që nuk duan lojtarë me ngjyrë në skuadër ka detyruar ata të ndalin transferimin.

“Ngjyrën e zezë e kemi vetëm në logo, kurse në skuadër duam futbollistë të bardhë”, kanë shkruar në rrjetet sociale tifozët e Torpedos, duke treguar edhe njëherë urrejtjen që kanë për futbollistët me ngjyrë.

Nuk është kjo hera e parë që gjëra të ngjashme ndodhin në Rusi, vendin që për një muaj ishte organizator i Kampionatit Botëror.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat