Malcom ia bën ‘like’ lajmit rreth transferimit të tij në Romë

Futboll

Malcom ia bën ‘like’ lajmit rreth transferimit të tij në Romë

Më: 20 korrik 2018 Në ora: 13:14
Malcom

Malcom është gjithnjë e më afër Romës.

Të enjtën mbrëma është mbajtur një takim mes drejtuesve të Romës dhe të klubit francez.

Verdhekuqtë kanë gjetur akordin e plotë me lojtarin mbi bazën e një kontrate 5-vjeçare, ku do të përfitonte 2.5/2.7 milionë € në sezon. Sot, Roma do t’i paraqesë ofertën e parë zyrtare Bordeaux, që kërkon rreth 40 milionë €.

Një tjetër shkëndijë që afron talentin brazilian në kryeqytet dëshmohet me anë të një pëlqimi që vet lojtari ka bërë në Instagram.

Malcom i ka dhënë një ‘like’ postimi të një faqe me emër të tij në Instagram ku shkruhet “Malcom do të nënshkruaj me Romën”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat