Marseille arrin marrëveshjen me Salzburg për mbrojtësin kroat

Futboll

Marseille arrin marrëveshjen me Salzburg për mbrojtësin kroat

Më: 20 korrik 2018 Në ora: 12:22
Marseille arrin marrëveshjen me Salzburg për mbrojtësin kroat

Trajneri i Marseille, Rudi Garcia është shprehur i sigurt se mbrojtësi kroat i Red Bull Salzburg, Duje Caleta-Car, do t’i bashkohet francezve pavarësisht zërave të fundit që e çojnë atë te Sevilla. Mediat spanjolle shkruanin se Salzburg dhe Sevilla kishin arritur një marrëveshje për 15 milionë euro për kalimin e tij në Spanjë, ndërkohë që nga ana tjetër “L’Equipe” shkruan se Marseillë ka fituar garën, pasi i ka ofruar austriakëve 20 milionë euro dhe një gjë të tillë e ka konfirmuar edhe trajneri Garcia.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat