Flet portieri më i shtrenjtë në botë

Futboll

Flet portieri më i shtrenjtë në botë

Më: 20 korrik 2018 Në ora: 12:20
Alisson Becker

Liverpool më në fund ka gjetur zëvendësuesin e Karius, dhe bëhet fjalë për një nga portierët më të mirë në botë, ALisson.  Alisson u bë blerja më e shtrenjtë në histori për sa i përket portierëve ku Liverpool i pagoi Romës 75 milion euro. 
Alisson ka folur për herë të parë pas transferimit dhe ka treguar se jeta e tij tashmë kishte ndryshuar. 
“Unë jam me të vërtet shumë i lumtur. Është një ëndërr e bërë realitet që të vishja një fanellë prestigjioze të një klubi kaq të madh, e cila përdoret për të fituar. Për sa i përket jetës dhe karrierës time është një hap i madh për mua që të jem pjesë e këtij klubi dhe kësaj familje. Të jeni të sigurt që do të jap gjithçka.” ka thënë Alisson.
"Të jem me këta lojtarë të mëdhenj për mua çdo ditë do të jetë fantastike. Sezoni i fundit i Championsit ndikoi pjesërisht në vendimin tim. Ky vendim ka ndryshuar jetën time, të familjes sime, gruas dhe vajzës time." ka shtuar më pas ai.
"Më ka pëlqyer mënyra e lojës që bënë Klopp. Kjo më ka bërë shumë entuziastë që të jem pjesë e këtij klubi. Shpresoj që unë të luaj një rol të rëndësishëm në histori e krijuar këtu, të fitoj tituj dhe të jem pjesë e projekteve që janë zhvilluar në vitet e fundit, ta shohim Liverpoolin të rritet”, përfundoi portieri i ri i Liverpoolit, Alisson Becker.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat