Dallku: Penalltitë janë lotari

Futboll

Dallku: Penalltitë janë lotari

Më: 20 korrik 2018 Në ora: 11:02
Dallku: Penalltitë janë lotari

Kapiteni i Prishtinës, Armend Dallku, tha se penalltitë janë si lloj lotarie. Prishtina ishte me pafat me penallti, duke pësuar humbje me rezultat 5:4 nga Fola Esch e Luksemburgut, pasi takimin në kohë të rregullt dhe pas vazhdimeve përfundoi 0:0. “Jemi shumë, shumë të zhgënjyer. Mendoj që e kemi bërë një paraqitje mjaft të mirë, sepse ashtu siç ishim marr vesh, kemi luajtur shumë mirë në “bllok”. Sidomos 90-minuta kur kundërshtarit nuk i kemi dhënë asnjë rast.

Normalisht, në vazhdime kundërshtari kishte pak një iniciativë të vogël mund të them, mirëpo ne kishim mundësi që të godisnim kundërshtarin gjatë kohës së rregullt dhe mos ta shtynim deri në penallti. Penalltitë janë lotari, por pavarësisht kësaj ne kishim mundësi dhe fal portierit tonë Bekaj na u dha rasti. Unë mendoj që edhe në penallti duhet të jemi më shumë të koncentuar pavarësisht se edhe këta lojtarë që i gjuajtën penalltitë janë lojtarë të ri dhe normalisht që mund të ketë luajtur rol presioni e shumë gjëra tjera.

Përkundër të gjitha këtyre ne duhet të jemi kokëlartë e të vazhdojmë tutje, sepse ky do të jetë një mësim për neve që në të ardhmen të jemi më këmbëngulës, sepse këtë ekip duhet ta kalonim, sepse diferencat nuk ishin të mëdha, ishim aty të barabartë, mirëpo siç e thash, ne u dashtë që gjatë 90-minutave të mbyllnim ndeshjen”, ka thënë Dallku për faqen e FC Prishtina. Bardhekaltrit eliminohen nga Europa League.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat