Tottenham zbulon fanellat e sezonit të ri

Futboll

Tottenham zbulon fanellat e sezonit të ri

Më: 20 korrik 2018 Në ora: 08:12
Tottenham

Tottenham ka zbuluar fanellat që do të luajë brenda dhe jashtë fushe për sezonin 2018/19, sezoni i parë në stadiumin e ri.

Spurs kanë përdorur mediat sociale për të prezantuar fanellat e reja si dhe gjendjen e stadiumit të ri.

Prezantimi i fanellës së parë të dytë ka zgjatur 104 sekonda.

Sulmuesi Harry Kane, shoku i ekipit te Anglia Dele Alli, Christian Eriksen dhe Son Heung-min kanë pranuar të bëjnë rolin e modelit për fanellat e reja të Nike.

Klubi më pas ka publikuar foto edhe yjet e tjerë të ekipit si Vertonghen, Moura dhe Sanchez.

Ngjyrat nuk kanë ndryshuar, por modeli po. Nike ka bërë një punë shumë të mirë me fanellat e reja. Çmimet e tyre janë: 100 euro fanella, 60 euro pantallonat dhe 20 euro çorapet.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat