Josa: I përgëzoj lojtarët për lojën e tyre, nuk ishte kundërshtari i lehtë

Futboll

Josa: I përgëzoj lojtarët për lojën e tyre, nuk ishte kundërshtari i lehtë

Më: 20 korrik 2018 Në ora: 06:58
Pas ndeshjes ka folur edhe trajneri i njohur shqiptar Mirel Josa.

Prishtina është eliminuar nga garat evropiane pasi nuk kishte fat në ekzekutimin e penalltive.

Skuadra nga kryeqyteti i Kosovës pësoi me rezultat 5-4 në penallti, ndërsa 180 minutat kishin përfunduar pa gola 0-0.

Pas ndeshjes ka folur edhe trajneri i njohur shqiptar Mirel Josa.

Sipas ish-trajnerit të Skënderbeut, ndeshja është dashur të përfundonte para lojës shtesë.

“Ne duhet të kishim përfunduar ndeshjen më përpara, të kishim shënuar më përpara”, deklaroi Josa.

“Unë i përgëzoj lojtarët për lojën e tyre, për rastet që krijuan”.

“Kështu e ka futbolli. Nuk mund t’iu them asgjë lojtarëve. Jam i kënaqur në përgjithësi nga loja. Unë nuk e kam quajtur kurrë të lehtë kundërshtarin. Tani vazhdojmë punën për kampionat”, u shpreh strategu shqiptar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat