Laçi, e vetmja shqiptare në E.League, eliminohet dhe Partizani me Luftëtarin

Futboll

Laçi, e vetmja shqiptare në E.League, eliminohet dhe Partizani me Luftëtarin

Më: 19 korrik 2018 Në ora: 22:24
Tashmë, skuadra e vetme shqiptare e mbetur në Europa League është LaçI

Partizani nuk ja ka dalë të bëjë mrekullinë në Slloveni ndaj Mariborit, duke u mundur edhe në ndeshjen e dytë, këtë herë 2-0.

Në takimin e parë, Partizani humbi 0-1 në “Selman Stërmasi”, ndërsa në ndeshjen e zhvilluar në Slloveni u mposht me dy gola, nga një për secilën pjesën nga Maribori.

Ndërkohë, Luftëtari mori vetëm një barazim 3-3 ndaj FK Ventspils të Letonisë, të cilët fituan 5-0 ndeshjen e parë.

Tashmë, skuadra e vetme shqiptare e mbetur në Europa League është Laçi, e cila u kualifikua pasi fitoi 1-0 ndeshjen e kthimit ndaj Anorthosis të Qipros, takimi i parë ishte mbyllur 2-1 në favor të qipriotëve dhe goli në fushë kundërshtare rezultoi vendimtar për skuadrën shqiptare.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat