Spanja e paralajmëron Ronaldon: Mund t’ju arrestojmë edhe në Itali

Futboll

Spanja e paralajmëron Ronaldon: Mund t’ju arrestojmë edhe në Itali

Më: 19 korrik 2018 Në ora: 21:39
Cristiano Ronaldo

Real Madridi e ka lejuar Cristiano Ronaldon të kalojë në Juventus, por Ministria e Financave e Spanjës e ka bërë të qartë se edhe pse portugezi tani do të jetojë në Itali, urdhër arresti ndaj tij mund të aktivizohet prapëseprapë.

Ronaldo është i përfshirë në një betejë të gjatë me autoritetet spanjolle për çështje të tatimeve, edhe pse në qershor u mësua se sulmuesi i Juventusit ka arritur marrëveshje me autoritetet atje për zgjidhjen e këtij problemi, raporton e përditshmja spanjolle “Marca”.

Jose Maria Mollinedo, sekretari i përgjithshëm i GESTHA, ka thënë se transferimi i portugezit në Serie A nuk ndryshon asnjë në situatën e Ronaldos.  

“Transferimi i Ronaldos në Juventus nuk do të ndryshojë asgjë sa i përket problemeve të tij me Thesarin, sepse edhe urdhër arresti ndaj tij mund të aktivizohet edhe në Itali”, ka shpjeguar ai.

 “Avokatët e tij do të vazhdojnë ta mbrojnë në gjykatat spanjolle. Për këtë rast ekziston edhe Gjykata Evropiane për Drejtësi”, shtoi ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat