“Verrati të largohet nga PSG”

Futboll

“Verrati të largohet nga PSG”

Më: 19 korrik 2018 Në ora: 18:41
Marco Verratti

Ish-presidenti i Marco Verrattit ka këshilluar mesfushorin italian të largohet nga Paris Saint-Germain këtë verë. “Ndryshimi është i mirë …”.

Verratti ka qenë prej kohësh i lidhur me një largim nga PSG dhe Daniele Sebastiani – presidenti i klubit të tij formues Pescara – beson se ka ardhur koha që 25-vjeçari të ndryshojë skenën.

“Marco duhet të ndryshojë skenën,”  tha ai për TimGate.

“Ai ka bërë mirë në Paris, por nuk do të ishte një gjë e keqe nëse ai ndryshon skenën. Në një farë mase, ndryshimi është i mirë, pasi pas disa vitesh mund të ketë nevojë për të lëvizur.”

“Megjithatë, nuk do të ishte aq e keqe nëse do të qëndronte …”, përfundoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat