Top-shënuesi i Vala Superligës transferohet në Kroaci

Futboll

Top-shënuesi i Vala Superligës transferohet në Kroaci

Më: 19 korrik 2018 Në ora: 18:20
Mirlind Daku

Sulmuesi kosovar, Mirlind Daku është shumë afër kalimit në Kroaci.

Futbollisti 20-vjeçar ka arritur në Osijek, me ç’rast shumë shpejtë pritet të hedh të zezën mbi të bardhë dhe të bëhet futbollisti më i ri i skuadrës së njohur kroate NK Osijek.

Daku fillimisht do t’i kalojë testet mjekësore dhe më pas t’i bashkohet organikës së Zoran Zekic në seancat e rradhës stërvitore pas duelit kthyes të Ligës së Europës që Osijek e zhvillon të enjten përballë CS Petrocub.

NK Osijek është një skuadër me traditë në futbollin kroat që nga themelimi në vitin e largët 1947, derisa ka një histori të gjatë edhe në garat ndërkombëtare.

Për Dakun nga Gjilani ky transferim do të jetë vetëm një “trampolinë” për të arritur në piadestalin më të lartë të futbollit evropian.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat