Mourinho: Pogba duhet të kuptojë pse ishte aq i mirë për Francën…

Futboll

Mourinho: Pogba duhet të kuptojë pse ishte aq i mirë për Francën…

Më: 19 korrik 2018 Në ora: 15:09
Jose Mourinho dhe Paul Pogba

Trajneri portugez i Manchester United, Jose Mourinho, u shfaq në një konferencë shtypi gjatë qëndrimit të tij në Los Angeles, ku “djajtë e kuq” janë duke kryer përgatitjet parasezonale, duke i dërguar një “mesazh” Paul Pogba, lojtarit francez, i cili është shpallur kampion bote me kombëtaren e tij.

“Unë shpresoj se Paul e kupton se pse ishte shumë i mirë me Francën, – ka nënvizuar Mourinho, duke lëvduar Botërorin e shkëlqyer që bëri lojtari gal. – Fitimi i Kupës së Botës mund të thotë vetëm një gjë pozitive. Ai është i jashtëzakonshëm.

Shumë lojtarë nuk kanë pasur një shans për të fituar, apo për ta ndihmuar ekipin e vet mjaftueshëm, por Paul, që në Botërorin e parë të tij bëhet kampion. Kjo është vërtet fantastike. Ka kontributin e tij në një ekip fitues, e kuptoj pse ai ishte aq i mirë sa në pjesën e dytë të sezonit, ku ishte absolutisht i shkëlqyer”.

Me këto fjalë Mourinho ishte i ngazëllyer me faktin se Pogba, tashmë si kampion i botës, do të ketë ndikim pozitiv te Manchester United, në sezonin e ri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat