Adam habit për Shaqirin

Futboll

Adam habit për Shaqirin

Më: 19 korrik 2018 Në ora: 15:02
Adam habit për Shaqirin

Xherdan Shaqiri së fundmi është transferuar të skuadra e Liverpool. Ka qenë Charlie Adam që ka folur disa fjalë për Shaqirin.

Futbollisti 32-vjeçar ka pohuar se mesfushori shqiptar nuk ka kontribuar aq sa duhet për të ndaluar rënien në një ligë më inferiore “Potters”.
“A ishte ai një prej tyre? Oh, patjetër. Kur keni një patate të nxehtë në duar, ju kërkoni të shpëtoni përmes magjive të lojtarëve të mëdhenj në një moment të sezonit dhe të ashtuquajtur lojtar të mëdhenj, nuk erdhën kurrë në shprehje”, tha mesfushori anglez.
“Por, dëgjoni, ai është zhdukur tani. Ne ecim përpara dhe shikojmë në të ardhmen. E ardhmja për ne është në Championshipi për t’u kthyer në Ligën Premier”, tha ai.
Adam – i cili humbi një penallti vendimtare kundër Leicester Cityt tha se “Ne kemi humbur vetëm shërbimet e Shaqirit nga sezoni i kaluar, kështu që ne jemi një ndër ekipet më të mira. Ne duhet të fillojmë mirë dhe nuk ka vend më të vështirë se Leeds United në ditën e parë të sezonit”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat