Interi këmbëngul për Vrsaljkon

Futboll

Interi këmbëngul për Vrsaljkon

Më: 19 korrik 2018 Në ora: 14:49
Interi këmbëngul për Vrsaljkon

Pas arriti të përmbyshte të gjithë detyrimet e fair-playt financiar vëmëndja e drejtuesve të interit është e fokusuar në merkato. Zikaltërit janë duke punuar për përforcimin e skuadrës në mënyrë që të përballojnë ngarkesën përgjatë sezonit, pasi këtë vit do të jenë të impenjuar edhe në Champions League. Spalletti ka nevojë edhe për një mbrojtës krahu. Emrat janë të shumtë, por në krye të listës qëndron Vrsaljko. Kroati është zgjedhja e parë dhe një objektiv i bërë publik. Vetë Vrsaljko ka dhënë aprovimin e tij për të kaluar tek Inter, ndërsa zikaltërit kanë paraqitur edhe ofertën e tyre. Alteticos së Madridit do t’i kërkohet mbrotjësi në formën e huazimit më të drejtë blerje për shumën e 17 milionë eurove dhe  një shumë 5-6 milionë euro gjatë përiudhës së huazimit.

Tashmë është radha e Los Colchoneros që të japin një përgjigje. Inter kërkon që përgjigja të vijë brenda tre ditëve, në mënyrë që të mos presë gjatë dhe në rast të një refuzimi të shohë alternativa të tjera dhe që për momentin bëhet fjalë për Darmian, Zapacosta dhe Henrichs të Bayern Leverkusen.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat