Klubi anglez ka shtuar interesimin për mesfushorin e Juventusit.
Pas blerjeve te Juventusi po mendojnë edhe për lojtarët që duhet shitur.
Listën e atyre që pritet të largohen e kryeson Gonzalo Higuain për të cilin Chelsea i Maurizio Sarrit prej kohësh ka shfaqur hapur interesin, së bashku me Daniele Ruganin.
Blutë janë fokusuar në Itali dhe pikërisht tek bardhezinjtë. Dëshira e radhës e klubit londinez është Miralem Pjaniq.
Mediat italiane raportojnë se mesfushori të mërkurën ka darkuar në Milano bashkë me menaxherin e tij i cili është edhe menaxher i Sarrit.
Një takim i befasishëm duke parë se kush janë protagonistët e kësaj darke dhe që mund hapë skenare të reja. Është pikërisht menaxheri i boshnjakut që mund të bindë Pjaniq të transferohet tek Chelsea.
Përveç Chelseat, për Pjaniq kanë shprehur interesim edhe Manchester City e Barcelona.