Përmbysen hierarkitë te PSG, një fjalë e Tuchel mund të ndryshojë gjithçka

Futboll

Përmbysen hierarkitë te PSG, një fjalë e Tuchel mund të ndryshojë gjithçka

Më: 19 korrik 2018 Në ora: 13:57
Thomas Tuchel u paraqit zyrtarisht këtë të dielen.

Paradoksi i pabesueshëm i karrierës së Neymar: historia e tij si futbollist e çon të përfundojë gjithmonë në hijen e dikujt tjetër. Në fillim ishte Messi te Barcelona, me brazilianin që ka vendosur të pranojë ofertën e pasur të PSG për t’iu larguar hijes së “Pleshtit”.

Në Paris, “O’Ney” mendonte të bëhej Mbreti Diell dhe të jetonte në qetësi. Por nuk ka llogaritur shpërthimin e Kylian Mbappe, që ka shkruar historinë e futbollit në harkun e një viti dhe, mbi të gjitha, ka përmbysur hierarkitë brenda PSG-së. Dhe tani duket se edhe pronarët nga Katari, gjithmonë të dashuruar me Neymar, mund të kenë ndryshuar… idhull.

Nga “El Transitor”, emision radiofonik i “Onda Cero”, kanë ardhur lajme të rëndësishme në lidhje me të ardhmen e Neymar. Brenda Federatës së Katarit, vendlindja e Al-Khelaifi, presidenti i Paris Saint-Germain, duket se kanë filluar të flasin për një shitje të Neymar, i cili konsiderohej i paprekshëm deri tani.

Botërori i Mbappe, bashkë me pretendimet e brazilianit për të qenë në qendër të projektit, mund të sjellin një ndryshim të papritur. Mendimi i trajnerit Tuchel do të jetë vendimtar në lidhje me këtë situatë. Pas kthimit të Neymar në ekip nga pushimet, ai do të vendosë rëndësinë që do të ketë braziliani në ekip dhe, për rrjedhojë, statusin e tij në merkato.

Por lajmi i ditës është se Neymar mund të mos konsiderohet më i paprekshëm. Ndryshe nga Mbappe, që nuk do të lëvizë nga Parisi dhe që mund të shtyjë shokun e tij të sulmit diku tjetër. Largimi i brazilianit nga Franca nuk mund të jepet për i sigurt, por zërat se PSG do të ishte gati të negocionte shitjen e tij mund të shkaktojnë një tsunami të vërtetë në merkato, duke përmbysur planet e të gjithë ekipeve të mëdha.

Duke filluar nga Real Madrid, që është gjithmonë i vëmendshëm në lidhje me mundësinë për ta marrë brazilianin në “Bernabeu”. Nëse Florentino Perez do të nuhasë mundësinë e goditjes në shenjë, ka pak mundësi që ta lërë t’i shpëtojë nga duart.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat