Roma në kërkim të pasuesit të Alisson

Futboll

Roma në kërkim të pasuesit të Alisson

Më: 19 korrik 2018 Në ora: 13:06
Alisson Becker

Drejtuesit e klubit italian janë duke kërkuar portierin e ri për skuadrën.

Zyrtarizimi i Alisson Becker nga Roma te Liverpooli për 75 milionë euro, është vetëm çështje kohe.

Braziliani do të bëhet portieri më i shtrenjtë në histori, kurse Roma do të përfitojë një shifër të lartë parash nga kjo shitje.

Verdhekuqtë nuk duan të humbin kohë dhe tashmë janë vënë në kërkim të një portieri që do ta zëvendësojë Alissonin.

Alphonse Areola, Jesper Cillesssen dhe Robin Olsen raportohet se janë kandidatët e mundshëm për të mbrojtur portën e romakëve.

Drejtori sportiv i Romës, Monchi, është duke kërkuar për një portier më të lirë, në mënyrë që t’i shfrytëzojë parat diku tjetër, për të përforcuar më shumë ekipin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat