Ujkani la Italinë për Turqi

Futboll

Ujkani la Italinë për Turqi

Nga: K. Goca Më: 19 korrik 2018 Në ora: 12:29
Ujkani

Portieri i kombëtares së Kosovës, Samir Ujkani, largohet nga  skuadra italiane, Cremonese, për të vazhduar karrierën e tij në Rizespor, që garon në elitën e futbollit turk. Ujkani është portier me përvojë, një periudhë kishte veshur fanellën e  kombëtares së Shqipërisë, pastaj i bashkohet asaj të Kosovës.

Për Rizesporin është një përforcim i madh dhe që ka synime që të jetë sa më lartë në Superligën turke. Duhet theksuar se sfida e parë  për Ujkanin pritet të jetë me 12 gusht, kur edhe starton kampionatin turk, Rizespor e pret Kasimpasa-n.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat