Deschamps mbetet trajner i Francës

Futboll

Deschamps mbetet trajner i Francës

Më: 19 korrik 2018 Në ora: 11:10
Didier Deschamps

Kampionët e Botës nuk do të bëjnë ndryshime në stolin e tyre.

Didier Deschamps trajneri që udhëhoqi Francën drejt titullit të dytë në histori të Kampionatit Botëror do të qëndrojë në krye të përfaqësues së gjelave të paktën deri në fund të Euro 2020.

Kjo është edhe data kur kontrata e tij do të skadojë me “Les Bleus”.

Diçka të tillë e konfirmoi për mediat presidenti i federatës franceze të futbollit Noel Le Graet, i cili përjashtoi çdo mundësi për një largim të parakohshëm të Deschamps nga Franca.

“Deschamps është njeriu më meritor që jemi në krye të botës, prandaj ne duam të vazhdojmë bashkëpunimin me të”, ka thënë Le Graet.

Ndërkohë presidenti i federatës shtoi gjithashtu se edhe nëse Deschamps largohet në përfundim të kontratës dhe vendos të mos rinovojë me gjelat, nuk ka asnjë shans që Zinedine Zidane të marrë drejtimin e kombëtares.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat