Ademi i shkruan Francës e Kroacisë

Futboll

Ademi i shkruan Francës e Kroacisë

Më: 19 korrik 2018 Në ora: 10:56
Ademi i shkruan Francës e Kroacisë

Presidenti i FFK-së, Agim Ademi, u ka dërguar letër-urimi presidentit të Federatës së Futbollit të Francës, Nowl Le Grawt për fitimin e Kupës së Botës në Rusi, si dhe presidentit të Federatës së Futbollit të Kroacisë, Davor Shuker, për suksesin historik të këtij vendi – titullin e nënkampionit botëror. Duke i uruar për sukseset e arritura, presidenti Ademi ka theksuar se këto dy kombëtare gjatë gjithë kampionatit botëror treguan dhe dëshmuan cilësi të lartë, duke shfaqur lojëra plotë imagjinatë, sportivitet të madh dhe fair play, si dhe janë ndjekur me kërshëri të madhe edhe në Kosovë. Presidenti Ademi në letër-urimet e tij u shpreh i bindur se  këto kombëtare do të vazhdojnë të mbeten në majat e futbollit botëror, duke shprehur shpresën se një ditë Franca dhe Kroacia do të zbarkojnë në Prishtinë për t’u ballafaquar me kombëtaren më të re të Evropës – Kosovën.
Ndërkohë, menjëherë ka arritur edhe letër-falendërimi nga presidenti i Federatës kroate, Davor Shuker, për urimin e presidentit Ademi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat