Me trishton kah është dhe si po rrugëton shoqëria!

Futboll

Me trishton kah është dhe si po rrugëton shoqëria!

Nga: Fetah Veliu Më: 19 korrik 2018 Në ora: 10:48
Fetah Veliu

Debate

Është shkuar aq larg dhe është për t’u frikuar, se si kjo dukuri dhe ky sindrom i antivlerave është institucionalizuar në opinion dhe nëpër të gjitha fushëveprimtarit shoqërore, pa përjashtime dhe për t’u çuditur, është shkuar aq larg, saqë këtë dukuri të dekatentizmit shoqëror e ka përqafuar edhe komuniteti dhe institucionet mediatike, të një pjesë të madhe të gazetarëve, të të gjitha niveleve, duke shkelur parimet e kodeve hulumtuese, etikës profesionale dhe të vlerave humane!

Nëse kjo dukuri shoqërore, e sindromit të dekadencës së antivlerave ka përmasa, që unë dhe një pjesë e vogël e shoqërisë shqiptare po e denoncojmë përditë, me argumente, do të institucionalizohet edhe për një dekadë, atëherë si komuniteti sportiv, organizatat sportive e po ashtu edhe shoqëria në tërësi do të rrëshqasë në një hendek të pakthyeshëm të mentalitetit totalitar, degradues të vlerave kulturorosportive, humane, qytetëruese dhe civilizuese, duke përqafuar sindromin e dekadencës së antivlerës dhe të pajtimit me amoralitetit human dhe profesional!

Një përfundim i vlerësimeve dhe i argumenteve të prezantuara si në koncepte programore, intelektuale dhe profesionale, kap kohën prej më shumë se të dy dekadave të veprimtarisë sime në fushën e sportit, dhe duke qene i ballafaquar me dhjetëra herë në nivelin profesional të veprimtarisë që i takoj, e po ashtu të ballafaqimit të polarizimeve dekadente edhe në veprimtarit e tjera shoqërore, që besa ka marrë edhe përmasa institucionale, me bënë jo që të frikohem, e as të jem pesimist në arritjet e mija personale, por me trishton kah është dhe si po rrugëton shoqëria dhe kombi im shqiptar në mohim të vlerave dhe përqafim të dekadencës së antivlerave dhe të shkatërrimit edhe të asaj që është më hyjnore të vlerave kulturorosportive, humane dhe të qytetërimit evulutivozhvillimor!!!

Kjo sindrom popullore, me bëri ta prezantoj në këtë shkrim të radhës, këtë dukuri dekadente që e ka kapluar komunitetin sportiv, me theks te veçantë drejtuesit e sportit, duke marrë për bazë polarizimet e shumta regresive që po ndodhin në futbollin kosovar dhe në anën tjetër të përshtypjeve të arritjeve të mëdha që bënë kombëtaret e vogla, si ajo e Belgjikës dhe Kroacisë, me arritjet e mëdha në përfaqësim të kombit dhe shteteve përkatëse në evenimentet botërore, KBF Rusia 2018!

Lutem, që vetëm unë të jem gabim në këtë përshtypje, të ndodhive të përditësuara të përqafimit nga komuniteti sportiv dhe shoqëria shqiptare të dekatencës së antivlerave, ndërsa paria, lidershipi i organizatave dhe institucioneve sportive të jenë në rruge dhe veprimtari të mbarë të arritjeve sportive, institucionale dhe shtetërore! Fund

Autori është trajner i mirënjohur i futbollit

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat