Kylian Mbappe është lojtari më i vlefshëm në botë

Futboll

Kylian Mbappe është lojtari më i vlefshëm në botë

Më: 19 korrik 2018 Në ora: 08:41
Kylian Mbappe

Kylian Mbappe nuk mbretëroi vetëm Rusi duke fituar kampionatin botëror me Francën.

Sulmuesi 19-vjeçar është futbollisti më i vlefshëm në botë nën moshën 21-vjeçare sipas raportit të Prime Time Sport.

Sulmuesi i PSG-së, para një viti kishte vlerë prej 61.7 milionë eurove ndërsa në ditët e sotme kushton hiq më pak se 192.3 milionë sosh.

Ai ka trefishuar vlerësimin duke lënë pas anglezin e Manchester Unitedit, Marcus Rashford (89.1) dhe atë të Manchester Cityt, Gabriel Jesus (88).

Për të përcaktuar vlerën e lojtarëve, raporti i Soccerex merr parasysh moshën, pozitën, klubin, numrin e ndeshjeve ndërkombëtare, kohëzgjatjen e kontratës, vlerën e tregut, minutat e luajtura, qëllimet, cilësinë teknike të lojtarëve dhe një sërë parametrash të përpiluara.

Ndryshe, Mbappe është raportuar se do të kalojë në radhët e skuadrës së Real Madridit, por që kanë mbetur në suaza të thashethemeve.

Theksojmë se Mbappe është transferuar te parisienët pasi që kjo e fundit kishte paguar 180 milionë euro Monacon.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat