Ronaldo i shkëput të gjitha lidhjet me Spanjën, shet gjithçka që ka atje

Futboll

Ronaldo i shkëput të gjitha lidhjet me Spanjën, shet gjithçka që ka atje

Më: 18 korrik 2018 Në ora: 23:36
Cristiano Ronaldo

Cristiano Ronaldo dëshiron t’i shkëpusë të gjitha marrëdhëniet me Spanjën dhe lidhjet e tij me autoritetet tatimore spanjolle duke nxjerrë në shitje gjithçka që ka atje.

Cristiano Ronaldo dëshiron të lërë pas gjithçka që dikur e lidhte me Spanjën sipas gazetës portugeze “El Correio do Manha”.

Me titullin “Ronaldo shet gjithçka në Spanjë”, gazeta pohon se Ronaldo planifikon t’u japë fund të gjitha problemeve të tij me autoritetet tatimore në Spanjë, sepse ndien se është persekutuar nga to.

33-vjeçari duket se do ta kryejë të njëjtin proces që e bëri më 2009 kur e braktisi Manchester Unitedin.

Tani, duket se planin e ka të njëjtë. Ai ka 22 makina në Spanjë, të cilat do t’i shpërndajë në shtëpitë e tij të ndryshme në Portugali, përfshirë në Funchal, Algrave, Lisbon dhe Sierra de Geres, ndërsa të tjerat në shtëpinë e tij të re në Itali.

Shtëpia e re e Ronaldos, një vilë fantastike 1.000 metra katror me tetë dhoma gjumi në tre kate, një pishinë e brendshme me dy hyrje sekrete, ndodhet në Strada San Vito Revigliasco, në bjeshkë të Torinos.

Nëse Ronaldo vërtet dëshiron t’i shkëpusë marrëdhëniet me Spanjën, atëherë do t’i duhet ta ndalë ndërtimin e një hoteli që e ka planifikuar në Madrid.

Por kjo shkëputje nga Spanja që Ronaldo po e kërkon është më e komplikuar se që duket. Partnerja e tij, Georgina Rodriguez, është spanjoll dhe fëmijët e tij janë lindur në Spanjë. Cristiano Junior po ashtu ka shprehur pakënaqësi me zhvendosjen në Itali sepse i është dashur ta braktisë shkollën, miqtë dhe ekipin e futbollit në Madrid, aty ku ishte yll dhe adhurohej.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat