Vjen momenti i së vërtetës për Chelsea dhe objektivin 50 mln €

Futboll

Vjen momenti i së vërtetës për Chelsea dhe objektivin 50 mln €

Më: 18 korrik 2018 Në ora: 23:20
Abrahamovic

Agjenti i Daniele Rugani dhe ndërmjetësi i Chelsae-t Fali Ramadani ndodhen në Milano për negociatat e ditës së mërkurë me Juventus për një transferim 50 mln euro.

Sportitalia dhe burime të tjera pretendojnë se Ramadani ka udhëtuar paraditen e së mërkurës dhe do të ketë një bisedë e drejtorin e Juve-s Fabio Paratici dhe agjentin e Rugani-t, Torchia.

Tema kryesore do të jetë Rugani, teksa trajneri i ri i Chelsea-t Maurizio Sarri e kërkon me skuadrën për udhëtimin e fazës përgatitore në Australi.

Çmimi besohet të jetë rreth 50 mln euro, por kjo mund të zbutet në prezantimin e disa opsioneve dhe bonuseve.

Vetëm pasi të jetë zgjidhur çështja e Rugani-t, atëherë do të nisin negociatat për Gonzalo Higuain.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat