Sermaxhaj: Duhet mbështetje maksimale për Prishtinën

Futboll

Sermaxhaj: Duhet mbështetje maksimale për Prishtinën

Nga: Kemajl Goca Më: 18 korrik 2018 Në ora: 19:24
Sermaxhaj: Duhet mbështetje maksimale për Prishtinën

Analisti Genc Sermaxhaj, ish futbollisti i Prishtinës, tha se përparësitë janë në anën e Prishtinës kundër Fola Esch nga Luksemburgu, në takimin që luhet nesër (19.00) në stadiumin “Adem Jashari” në Mitrovicë. Kjo është ndeshja e kthimit e vlefshme për rrethin e parë të eliminatorëve për Europa League, ndërsa sfida e parë në Esch kishte përfunduar 0:0.

“Pa dyshim përparësitë janë në anën e Prishtinës e cila në ndeshjen e parë barazoi dhe tani është një mundësi e mirë që ta mposht Folan dhe të kaloj në rrethin tjetër. Gjithsesi ndeshje e rëndësishme dhe e vështirë sepse niveli është afërsisht i barabartë me aq sa kemi parë në ndeshjen e parë dhe qasja duhet të jetë maksimale ndaj edhe duhet arritur fitorja padiskutim. Përparësia është tani në anën tonë sepse luajmë vendas dhe besoj që do ta ketë përkrahjen e tifozëve. 

Prishtina duhet të kaloj këtë rreth dhe të futet në histori dhe për këtë janë të vetëdijshëm futbollistët, stafi dhe kryesia, andaj duhet mbështetje maksimale dhe seriozitet i madh për ta kaluar këtë sfidë”, tha Sermaxhaj për gazetën kombëtare “Bota sot”.  Duhet kujtuar se Prishtina në parakualifikime kishte eliminuar ekipin nga Gjibraltari, FC Europa, duke barazuar 1:1 në Gjibraltar dhe në Mitrovicë fituan me 5:0.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat