Sindromi i dekadentizmit të antivlerave

Futboll

Sindromi i dekadentizmit të antivlerave

Nga: Fetah Veliu Më: 18 korrik 2018 Në ora: 19:20
Fetah Veliu

Debate

Gjerë sa shoqëritë përparimtare dhe ato të qytetëruara, rëndësi të madhe i kushtojnë vlerave humane dhe atyre të etikës morale dhe profesionale dhe në këtë rrugëtim filozofik mundësojnë që të arrijnë avancim dhe arritje progresive në fusha të ndryshme shoqërore dhe ato shkencore.

Te ne shqiptarët, si shoqëri Evropiane dhe e nëpërkëmbur historikisht nga pushtues të ndryshëm dhe me tendenca të shfarosjes, dhe e dalur nga shumë luftëra sidomos nga lufta e fundit shqiptaro serbosllave, ne si shoqëri, si komb ende nuk kemi mundur të dalim nga tranzicioni shoqëror i vlerave, nga egocentrizmi individual, atavizmi personal dhe sidomos nga subjektivizmi i thelluar mendjemadh, në drejtim të një shoqërie përparimtare, e vlerave qytetaro-kolektive, në respektim dhe interes të vlerave progresive, etikës kulturoro-profesionale, që mundëson avancimin e një shoqërie drejtë veprimtarisë me tipare qytetëruese, civilizuese dhe mbi gjithash përparimtare, evulutive në vlera të arritjeve shoqërore dhe atyre kombëtare!

Sikur ne shumë veprimtari të ndryshme shoqërore, po ashtu edhe në atë të sportit, sidomos të sporteve kolektive, konkretisht të futbollit, kësaj fushe të cilës edhe unë i takoj, po ndodhin të gjitha dukurit më lartë të prezantuara të një veprimtarie shoqëroro-sportive, e cila në një drejtim po e përqafon dekadencën e antivlerave, të egocentrizmit personal dhe në drejtimin tjetër po e përjashton vlerën kolektive, shoqërore dhe përparimtare, të bazuara në kapitalizimin human, atë intelektual dhe profesional.

Kjo dekadencë e antivlerave po ndodh në shoqërinë shqiptare dhe atë të komunitetit sportiv, në epokën e re të mileniumit të tretë, të arritjeve astronomike të shoqërive botërore, drejtë globalizimit të vlerave humane, qytetëruese dhe të civilizimit permanent. Te ne, në shoqërinë shqiptare, gati në të gjitha nivelet dhe veprimtaritë shoqërore, më të madhe është duke u përqafuar interesi personal, ai klanor, i antivlerave dhe jo vetëm në rrafshin politik, atë ekonomik…, por edhe në atë sportiv, konkretisht të sporteve kolektive dhe atë të futbollit! Dukuria e dekatencës, si sindrom i antivlerave, tani më është e përforcuar nga shumë drejtime, më të madhe, duke krijuar sindromin e papërgjegjshmërisë, pa etik morale dhe të vlerave humane e qytetëruese.

Ky sindrom i dekatencës së antivlerave, ka kapluar edhe organizatën sportive të futbollit, drejtuesit të saj, të cilët kanë instaluar një egocentrizëm personal, centralist, jo demokratik, te interesave personale, klanore i sforcuar në atë masë, saqë etika morale e vlerave, të konkurrencës dhe alternativave humane dhe profesionale ka vdekur dhe është mbërthyer në sindrom të antivlerës dhe te papërgjegjshmërisë humane, shoqërore, institucionale dhe shtetërore!!! vijon

Autori është trajner i mirënjohur

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat