Lopes i bashkohet Gjilanit

Futboll

Lopes i bashkohet Gjilanit

Nga: K. G. Më: 18 korrik 2018 Në ora: 18:11
Lopes i bashkohet Gjilanit

Skuadrat e Gjilanit nuk qëndron duarkryq, por synon sa më shumë përforcime, që të jetë në çdo repart e kompletuar për edicionin e ri në elitën e futbollit. “Gjilani arrin marrëveshje me futbollistin Jefferson Lopes. Gjilani ka arritur marrëveshje me brazilianin Jefferson Lopes, ku ai do bartë fanellën e skuadrës kuq e bardh për edicionin e ardhshëm. Mesfushori brazilian më parë është paraqitur për skuadrën nga Shqipëria, KF Kukësi ku edhe ka qenë fitues i kupës së Shqipërisë me skuadrën nga Superiorja”, bëhet e ditur nga klubi i Gjilanit. Klubi kuq e bardh mezi e kishte siguruar mbetjen në elitë në edicionin e kaluar dhe falë barazimit në Gjakovë (0:0) me Vëllaznimin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat