Barcelona arrin marrëveshje me Rabiot

Futboll

Barcelona arrin marrëveshje me Rabiot

Më: 18 korrik 2018 Në ora: 14:05
Adrien Rabiot

Futbollisti francez ka pranuar të transferohet në Camp Nou.

Adrien Rabiot mund të jetë përforcimi i radhës i Barcelonës, e cila kërkon të ketë një mesfushë të denjë për sezonin e ardhshëm.

El Mundo Deportivo, shkruan se bisedimet mes klubit dhe agjentit të lojtarit kanë shkuar mirë dhe kanë arritur të merren vesh për kushtet që i ofron Barcelona atij.

Tani Barcelonës i mbetet të dërgojë një ofertë zyrtare te Paris Saint-Germain dhe më pas të pres nëse do të marrë përgjigje pozitive nga kampionët e Francës. Barcelona është e gatshme të paguajë 40 milionë euro për ta transferuar Rabiot në Camp Nou.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat