Hazard tek Real Madrid, Higuan tek Chelsea

Futboll

Hazard tek Real Madrid, Higuan tek Chelsea

Më: 18 korrik 2018 Në ora: 12:19
Belgu Hazard pritet të transferohet tek skuadra e Real Madridit

Belgu Hazard pritet të transferohet tek skuadra e Real Madridit ndërkoh që argjentinasi Gonzalo Higuain te blutë e Londrës.

Nënshkrimi i Cristiano Ronaldos për Juventusin mund të përfundoj si fillim i një lëvizjeje trefishe që mundëson ardhjen e Hazard tek Chelsea, shkruan KosovaPress.

Chelsea është i interesuar për Higuan, ku Sarri e njeh mjaftë mirë lojtarin me të cilin kishte punuar në sezonin e parë në Napoli.

Sipas asaj që raportohet Chelsea pritet të përdorë fondet e siguruara nga shitja e Hazard tek Real Madrid për të bindur Higuain ti bashkohet skuadrës, edhe pse Sarri e ka të vështirë ta lërë të lirë belgun.

Sarri nuk është i gatshëm ta lërë të lirë Hazardin dhe kjo shihet e vetmja pengesë për të ndodhur ky transferim. Ai dëshiron të formojë treshen sulmuese  mes Hazardit, Ëillaim dhe Higuain dhe e vetmja mënyrë është që HIguain të blihet me fondet e siguruara jo nga Hazard por nga shitja e Corutois pas ky i fundit kishte refuzuar të rinovoj me Chelsean.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat