UEFA, përjashtoje Cërvena Zvezdën nga Champions League, shkaku i Kosovës

Futboll

UEFA, përjashtoje Cërvena Zvezdën nga Champions League, shkaku i Kosovës

Nga: Kemajl Goca Më: 18 korrik 2018 Në ora: 11:14
Pano në stadiumin e Zvezdës

Asociacioni më i lartë i futbollit evropian, UEFA, duhet të veprojë në mënyrën më të ashpër të mundshme ndaj klubit kampion të Serbisë, Cërvena Zvezdës. Në një ndeshje zyrtare të rrethit të parë të Champions League, janë përdorur pano provokuese dhe fyese ndaj shtetit të Kosovës.

Në stadiumin e Zvezdës ka pasur thirrje raciste ndaj shqiptarëve të Kosovës. UEFA, duhet ta përjashtojë klubin serb nga Championsi ose ta suspendojë terrenin e saj apo të luajnë pa shikues më shumë se një vit.  Tifozët famëkeq ‘Delija’ bënë një koreografi në ndeshjen me Spartaks nga Letonia dhe kundër Kosovës.

Sipas tyre. pra shovenistëve serb, që ishin në stadiumin "Rajko Mitiç", bënë thirrje për veriun  dhe përmenden "10,908 km katror".

Pra metrat katror të Kosovës. "Asnjë metër me pak” thuhet në panon e tyre.  UEFA duhet ta ndëshkojë klubin serb për provokime të turpshme në ngjarjet e mëdha siç është Champions League. “Mesazhi i tifozëve "Delija" i referohet sipërfaqes së Kosovës dhe Metohisë...”, shkruan shtypi serb “Kurir”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat