Cassano: Messi si Federer, Ronaldo si Nadal

Futboll

Cassano: Messi si Federer, Ronaldo si Nadal

Më: 18 korrik 2018 Në ora: 10:27
Messi dhe Ronaldo

Antonio Cassano ka bërë dallimi në mes të Leo Messit dhe Cristiano Ronaldos dhe ka treguar se cilin e pëlqen më shumë

Ish-sulmuesi italian, Antonio Cassano është fans i leo Messit deh beson se argjentinasi është futbollisti më i mirë në histori të futbollit.

Por, ai ka admirim të madh edhe për Cristiano Ronaldo, të cilit thotë se nuk i mungon asgjë.

“E dua Messin, sepse në mendim tim ai është më i miri i të gjitha kohërave dhe emocionet që mi jep ai janë unike”, tha Cassano për Vanity Fair.

“Ronaldos nuk i mungon asgjë, të jemi të qartë, por kjo nuk është poenta. Tani, Ronaldo është si Nadal, atlet i jashtëzakonshëm i ndërtuar nga talenti, por po ashtu puna e madhe dhe dëshira”.

“Messi është më shumë se sa Federer. Ai është artist i pastër dhe klas. Ata janë të ndryshëm, por unë preferojë njërin para tjetrit. Unë jam me Messin, ai mund të bëjë dallimin duke qëndruar në një vend. Ai pothuajse nuk ka nevojë për stërvitje”, u shpreh në fund italiani.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat