Henry refuzoi ofertën e “SKY”, preferon pankinën

Futboll

Henry refuzoi ofertën e “SKY”, preferon pankinën

Më: 18 korrik 2018 Në ora: 00:10
Thierry Henry

Belgjika u rendit në vendin e tretë të Botërorit të Rusisë, gjë që e arrin për herë të parë në historinë e saj.

Një meritë të madhe për këtë sukses të futbollit belg e kanë trajneri Roberto Martinez dhe asistenti i tij Thierry Henry. Ky i fundit që ka kryer edhe rolin e komentatorit sportiv për televizionin anglez “SKY”, duket se tani po preferon më shumë atë të trajnerit.

Në fakt, 40-vjeçari vendosi që të heqë dorë nga kontrata e tij me këtë televizion që i siguronte të ardhura prej 12 milionë eurosh për t’u fokusuar krejtësisht në karrierën e tij si trajner.

“Vendosa të lë punën time te ‘SKY’ për të pasur më shumë kohë në fushë dhe të përqendrohem në arritjen e objektivit tim”, u shpreh Thierry.

Ndërkaq, tabloidi britanik, “Daily Mail” bën të ditur se në drejtim të Henry kanë mbërritur 3 oferta, një prej të cilave është ajo e Aston Villa-s në Championship. Nuk dihet nëse Henry do të jetë pjesë e stafit të Belgjikës edhe kur të ulet në stolin e ndonjë klubi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat