Sulmuesi italian: Unë do të isha si Cristiano Ronaldo!!!

Futboll

Sulmuesi italian: Unë do të isha si Cristiano Ronaldo!!!

Më: 18 korrik 2018 Në ora: 00:03
Cristiano Ronaldo

Antonio Cassano, gjeni pa rregulla! Kështu ka qenë gjithmonë. Që nga goli i tij i parë me fanellën e Bari, ku ishte 18 vjeç, në dhjetor 1999 deri kur në moshën 23 vjeç u bë pjesë e Real Madrid. Real i “galaktikave”.

“Unë kisha diçka të veçantë, padyshim,” – ishin fjalët e “FantaAntonio” për revistën “Vanity Fair”.

Ai flet edhe për Cristiano Ronaldo: “Nëse nuk do të kisha bërë disa veprime që nuk i kanë hije një futbollisti në nëse do të isha stërvitur më mirë, atëherë unë do të isha si Cristiano Ronaldo.”

Më pas, ai shton: “Nëse 15 vite më parë do të kisha bashkëshorten time Carolina, me stabilitetin që të japin fëmijët, historia ime në futboll do të kishte pasur të tjera rezultate.”

Sipas Casano, vendosshmëri është arma fituese e “CR7”: “Natyra i ka dhuruar një turp mbresëlënës dhe një tru të programuar vetëm për punë. Unë e urreja profesionalizmin dhe tani admiroj Ronaldon që nuk del kurrë nga rreshti. Unë mendoj se në historinë e futbollit do të mbahet mend si një nga më të mirët e të gjitha kohërave.”

Gjithsesi, në mes të komplimenteve nuk mund të mungonte edhe një “thumb”, tipik prej Cassano: “Cristiano është si Nadal, një sportist fantastik, i rritur mbi talentin, por mbi të gjitha me punë rraskapitëse dhe shumë vullnet. Ndërkohë, Federer dhe Leo Messi janë talenta të jashtëzakonshëm, që bëjnë diferencën pa pasur nevojë për shumë stërvitje apo një trup të shkëlqyer. Pak a shumë si isha unë…”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat