Shkëndija bën historinë

Futboll

Shkëndija bën historinë

Më: 17 korrik 2018 Në ora: 22:46
Shkëndija

Kualifikim mes drithërimash për Shkëndijën e Tetovës që në Uells vuajti shumë pasi u mposht me rezultatin 4-0 nga britanikët e The New Saints, duke vënë në rrezik kualifikimin dhe duke avancuar për më tej vetëm falë fitores 5-0 në ndeshjen e parë në Shkup.

Trajneri Qatip Osmani kishte lënë në stol disa nga titullarët, sulmuesit Ibraimi dhe Radeski dhe Shkëndija e vuajti jo pak këtë fakt duke bërë një paraqitje zhgënjyese dhe duke pësuar 3 gola që në pjesën e parë. 

Ebbe, Redmond dhe Cabango i dhanë avantazhin e trefishtë skuadrës vendase brenda 35 minutave të para. Megjithatë kuqezinjtë tetovarë pas një fillimi shumë të dobët arritën ta merrnin veten dhe falë zëvendësimeve të trajnerit Osmani Shkëndija e rriti disi ritmin në pjesën e dytë. 

Por në minutën e 6-të shtesë TNS shënoi edhe golin e 4-ët me Bryne finalizim që vetëm sa i futi frikën Shkëndijës sepse nuk kishte më kohë dhe kuqezinjtë tetovarë hynë në histori teksa me rezultat të përgjithshëm 5-4, kaluan për herë të parë një tur  në UEFA Champions League.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat