Ja sa para do t’i fitojë Drita që do të luajë në Europa League

Futboll

Ja sa para do t’i fitojë Drita që do të luajë në Europa League

Më: 17 korrik 2018 Në ora: 22:00
Foto nga ndeshja

260 mijë euro, kaq do t’i fitojë Drita tani nga UEFA që do të bëjë gara në Europa League.

Aventura e Dritës në Champions League ka përfunduar në rundin e parë, pasi humbi 5-0 me rezultat të përgjithshëm nga skuadra suedeze, Malmo.

Drita tani do të luajë në raundin e dytë të kualifikimeve në Europa League, ku sërish do të marrë bonuse nga UEFA.

Si kampion i Kosovës, Drita ka marrë nga UEFA shumën e 260 mijë eurove. Vetëm për pjesëmarrjen në rundin para eliminator të Ligës së Kampionëve, ka marrë 230 mijë euro. Kualifikimi në rundin e parë i ka sjellë Dritës edhe 280 mijë euro të tjera.

Ndërsa tani në Europa League do të marrë edhe 260 mijë euro tjera bonuse nga UEFA.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat