Kukësi kualifikohet në Champions, Shkupi bie nga Europa League

Futboll

Kukësi kualifikohet në Champions, Shkupi bie nga Europa League

Nga: Kemajl Goca Më: 17 korrik 2018 Në ora: 19:53
Pamje nga një ndeshje

Kukësi kualifikohet në rrethin e dytë të eliminatorëve të Champions League në futboll. Skuadra nga Shqipëria tregoi  forcën e saj në Maltë dhe hoqi qafesh Valletta-n. Ndeshja përfundoi me rezultat 1:1 në terren të Valletta-s, por falë barazimit pa gola (0:0) në Shqipëri, kuksianët avancuan tutje. Kukësi pritej të kaloi pa problem këtë rreth të garave, por ashtu nuk doli sepse e siguroi biletën më shumë vështirësi në duel me maltezët.  Pjesa e dytë ka qenë dramatike dhe me dy gola. Ndeshje e luftuar dhe një Kukës që tregoi fuqinë, duke mos lejuar që të befasohet nga skuadra Valletta.

Në minutën e 67-të, kuksianët në një farë forme edhe u tronditën sepse pësuan gol. Matteo Piciollo shënoi për epërsinë 1:0, por kjo epërsi nuk e demoralizoi ekipin shqiptar, por vetëm e ka motivuar dhe që solli edhe frytet e saja.  Gjashtë minuta pa përfunduar sfida përkatësisht në minutën e 84-të, Irakli Dzaria barazoi rezultatin 1:1 dhe në fakt ishte i goli i artë që e kualifikoi Kukësin sepse goli si mysafirë ka vlerë të dyfishtë. Skuadra shqiptare Shkupi me gjithë angazhimin dhe lojën e mirë nuk ia doli ta përmbysë humbjen e sfidës së parë në Glasgow me rezultat 2:0 nga Rangersi i Skocisë.  Në ndeshjen e kthimit që u zhvillua në stadiumin “Filip II Arena” në Shkup, sfida përfundoi pa gola (0:0).

Djelmoshat e trajnerit Zekirja Ramadani luftuan me të gjitha mundësitë që patën në përballje me ekipin që drejtohet nga ish futbollisti i mirënjohur Steve Gerrard. Megjithatë, shkupjanët lanë përshtypje të mirë edhe pse nuk shkuan më tej.  Futbollistët shqiptarë u munduan ndaj një skuadre të njohur siç është Rangers, por nuk ia dolën.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat