City rikthen sytë nga Pjanici

Futboll

City rikthen sytë nga Pjanici

Më: 17 korrik 2018 Në ora: 17:54
Miralem Pjanic në tentim për të ndalur Luis Alberton e Lazios (Foto: Getty Images)

Manchester City ka rritur interesimin për Miralem Pjanicin, por Juventusi kërkon së paku 80 milionë euro.

Pasi Jorginho kaloi te Chelsea, kampionët anglez janë në kërkim të një mesfushori kreativ.

Edhe pse dy lojtarët nuk janë identikë në karakteristikat e tyre dhe rolin në fushë, boshnjaku definitivisht është një alternativë e mirë.

Sipas Tuttosport, City ka bërë më herët një ofertë në vlerë 50 milionë euro, por ajo është refuzuar menjëherë nga Juve.

Zonja e Vjetër nuk dëshiron që Pjanic të largohet nga Torino, por nëse vjen një ofertë në vlerë 80 milion euro, ata mund të ndryshojnë mendim.

Për Pjanicin ka shfaqur interesim edhe Barcelona e Paris Saint Germaini.

Në të kaluarën 28-vjeçari ishte pjesë e Lyonit dhe Metz në Ligue 1.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat